Please enter at least 3 characters.

Miss Kosova 2006 realizon foto sesionin e ri (Foto)

2016/12/besa-gashi.jpg

Besa Gashi po realizon setin e ri fotografik.

"Miss Kosova 2006" është zgjedhur kohë më patë imazh i koleksionit më të ri të kreatores Valdete Mustafa.

Ajo me këtë rast ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që morën pjesë në këtë projekt, i cili e ka shfaqur tejet joshëse dhe seksi Besën, transmeton Telegrafi.

“Dua të falënderoj të gjithë ekipin me të cilët e realizuam këtë fotosesion, urime të gjithëve festat e fundvitit nga unë dhe Kjara”, ka shkruar Besa në Instagram.

Ndryshe, bukuroshja ka paralajmëruar edhe projekte të reja të modës. /Telegrafi/