Please enter at least 3 characters.

Mish pule i pjekur në skarë me misër aromatik

2023/07/fkkk-123.jpg

Propozim perfekt për ushqim të lehtëPërbërësit:- 1 kg kofshë pule me kocka dhe lëkurë;- 2 misra të mëdhenj;- 1 filxhan i vogël fletë të freskëta borziloku;- ½ e filxhanit të vogël fletë të freskëta mente;- 20 g parmezan të grirë në rende;- 1 thelb hudhre;- ¼ e filxhanit të vogël lëng limoni;- 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër;- kripë;- piper.

Përgatitja:

1. Marinoni çdo kofshë të pulës me erëza dhe me 1/3 e lugës së vogël kripë dhe piper. Piqni në skarë mishin e pulës në temperaturë mesatare, të mbuluar me kapak, 20 minuta apo derisa të skuqen, duke i rrotulluar një herë.

2. Piqni në skarë misrat në temperaturë mesatare duke i rrotulluar herë pas here.

3. Në blender përzieni borzilokun, mentën, parmezanin, hudhrën dhe ¼ të lugës së vogël kripë, derisa përbërësit të imtësohen mitë. Shtoni lëngun e limonit dhe vajin e ullirit.

4. Hiqni kokrrat nga boça e misrit dhe përzieni me lyerjen e bimëve. Shërbeni mishin e pulës bashkë me misrin e aromatik.

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.