Please enter at least 3 characters.

Miranda afër rinovimit me Interin

2018/07/Joao-Miranda-e1532951067201.jpg
291:"BENEVENTO, ITALY - OCTOBER 01: Pietro Iemmello (L) of Benevento competes for the ball with Joao Miranda of Inter during the Serie A match between Benevento Calcio and FC Internazionale at Stadio Ciro Vigorito on October 1, 2017 in Benevento, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda, është afër të vazhdojë kontratën me klubin zikaltër.

33-vjeçari pritet të rinovojë edhe për dy vite me skuadrën nga Giuseppe Meazza.

Qendërmbrojtësi ishte një nga lojtarët vendimtar në kualifikimin e Interit në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, duke bërë 31 paraqitje në sezonin e fundit në Serie A.

(Getty Images)

Sipas Corriere dello Sport, Miranda me kontratën e re pritet të fitojë tre milionë euro në vit.

Ai iu bashkua Interit nga Atletico Madridi në vitin 2015.

Së bashku me Milan Skriniar ishin një dyshe fantastike para portës së Samir Handanovic.

Por, në sezonin e ri do të ketë paksa ndryshime pasi mbrojta me katër do zëvendësohet në atë me tre, kjo për t'i bërë vend Stefan de Vrij të ardhur nga Lazio. /Telegrafi/