MINTI publikon çmimet e derivateve
14/05/2026
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 14 maj.
Sipas vendimit, nafta të enjten do të jetë 1.59 euro për litër, benzina 1.49 euro, ndërkaq gazi 0.76 euro për litër.
Krahasuar me çmimet e së mërkurës, nafta dhe benzina janë me të njëjtin çmim, ndërkaq gazi është liruar për 1 cent.
Ky vendim hyn në fuqi në ora 10:00 dhe vlen 24 orë. /Telegrafi/


