Ministrja Arapi-Krasniqi: Po vazhdon restaurimi i shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren
20/08/2026
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një objekt tradicional i shekullit XIX në Qendrën Historike të Prizrenit.
Sipas njoftimit, këto shtëpi përfaqësojnë dëshmi të zhvillimit arkitektonik dhe shoqëror të qytetit ndër shekuj.
Siç tha ajo restaurimi i shtëpisë së familjes Koçbashliu synon ruajtjen e vlerave dhe karakterit të kësaj ndërtese të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Prizrenit.
“Ruajtja e këtyre shtëpive do të thotë të mbrojmë identitetin e qytetit dhe ta bëjmë trashëgiminë pjesë të gjallë të zhvillimit të tij”, ka shkruar Arapi-Krasniqi. /Telegrafi/


