Please enter at least 3 characters.

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

2022/06/11-4.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka shpall konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë - Cikli i studimeve Bachelor, në vitin akademik 2022/2023.

Në njoftim thuhet se “Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët”.

Lexoni të plotë njoftimin:

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetase të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë - Cikli i studimeve Bachelor, në vitin akademik 2022/2023.Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038-555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.Ministria e Mbrojtjes, shpall këtë konkurs pas shpalljes së konkursit për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë tonë të Mbrojtjes, të Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.Prandaj, ftojmë të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.Ju faleminderit vëllezërve tanë për mbështetjen e madhe!. /Telegrafi/