Ministria e Bujqësisë: Mbi 2 miliardë denarë të paguar për 15.144 prodhues të duhanit në Maqedoni
16/06/2026
Ministria e Bujqësisë njofton se është kryera pagesa prej 2.028,714,243 denarës për 15.144 prodhues të duhanit në Maqedoninë e Veriut.
"Një pagesë prej 2.028,714,243 denarësh është bërë për 15.144 prodhues të duhanit, pagesa direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga korrja e vitit 2025, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.
Kjo pagesë rekord e fondeve përfaqëson mbështetje dhe njohje të fortë të punës së fermerëve të duhanit.
Duhani mbetet një nga kulturat strategjike bujqësore në vend, e cila luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Ministria do të vazhdojë të krijojë dhe zbatojë masa që do të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm në bujqësi", thonë nga Ministria e Bujqësisë./Telegrafi/


