Please enter at least 3 characters.

Ministri Ismaili përuron parkingun për 400 vetura në QKUK

2019/08/68732442_1044864985716454_2346646371051765760_n.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot parkingun e madh për 400 vetura në QKUK.

“Sot kemi ardhur ta hapim parkingun në QKUK, një nevojë dhe një kërkesë e madhe e familjarëve të pacientëve dhe shumë pacientëve të cilët kur kanë ardhur këtu nuk kanë gjetur vende dhe është dashur të parkojnë në trotuar, e po ashtu, të pengojnë edhe shumë shërbime tjera të nevojshme”, ka thënë ministri Ismaili.

Sipas njoftimit për media, Ismaili ka shtuar se me krijimin e këtij parkingu po krijojmë mundësi që veturat të cilat kanë qenë nëpër trotuare, të cilat kanë penguar këmbësorët, kanë penguar ambulantat, një herë e përgjithmonë të largohen nga atje dhe të vendosen në një vend të dedikuar për vetura siç është ky tani./Telegrafi/