Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës do të qëndrojë në këtë post, pavarësisht spekulimeve rreth shkarkimit të tij
142:"Ukrainian Minister of Defense Oleksii Reznikov speaks during a press conference in Kyiv, Ukraine, Sunday, Feb. 5, 2023. (AP Photo/Daniel Cole)
2:"AP
16/02/2023
Në fillim të këtij muaji, ishte shkaktuar një konfuzion pasi u tha se ministri i mbrojtjes Oleksii Reznikov do të hiqej nga posti i tij.
Por tani, Reznikov ka konfirmuar se do të qëndrojë si ministër i mbrojtjes dhe është shfaqur në një fotografi me Volodymyr Zelensky, përcjell Telegrafi.
Presidenti ukrainas ka shkarkuar një numër zyrtarësh në javët e fundit si pjesë e një goditjeje ndaj korrupsionit.
Megjithëse Reznikov nuk ka qenë i lidhur publikisht me ndonjë skandal korrupsioni, ministria e tij e mbrojtjes u akuzua për blerjen e ushqimeve për trupat me “çmime të tepërta”. /Telegrafi/


