Please enter at least 3 characters.

Ministri i Bujqësisë takon kampionët e Ballkanit (Foto)

2016/01/ministri-i-bujq-euml-sis-euml-takon-kampion-euml-t-e-ballkanit-foto_hd.jpg

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka falënderuar skuadrën prishtinase për profesionalizmin në organizim. Ai tha se “sukseset e KB Prishtina e mburrin çdo shqiptar”.

Në anën tjetër, presidenti i klubit prishtinas, njëkohësisht Ministri i Zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci tha se “kjo vizitë kurtazije është edhe obligim moral që kishim ndaj ministrit Krasniqi dhe MKRS-së, ku vitin e kaluar nuk hezitoi asnjëherë të na përkrahë neve si klub, por edhe sportit në Kosovë”.

Kujtojmë se ditë më parë ekipi prishtinas bëri histori në basketboll, duke fituar titullin e Ligës së Ballkanit. /Telegrafi/