Please enter at least 3 characters.

Ministri i Azerbajxhanit thotë se aeroplani i rrëzuar është goditur me armë

2024/12/lcimg-9c2e5f9a-7f8e-42db-b0fa-b7fe273123b3-1.jpeg

Një ministër Azerbajxhan ka sugjeruar se aeroplani i pasagjerëve që u rrëzua këtë javë u godit nga një armë, duke cituar analizat e ekspertëve dhe provat e të mbijetuarve.

Rrëzimi i aeroplanit të linjës ajrore, Azerbajxhan Airlines shkaktoi vdekjen e 38 personave dhe la të lënduar 29 të tjerë, shkruan skynews.

Rashad Nabijev, ministër i Zhvillimit Digjital dhe Transportit, tha për mediat lokale se "konkluzionet paraprake nga ekspertët" dhe dëshmitë e dëshmitarëve treguan se aeroplani ishte goditur nga jashtë.

"Lloji i armës së përdorur në goditje do të përcaktohet gjatë hetimeve", shtoi Nabiyev.

Ndërkohë, dy zyrtarë ushtarakë amerikanë i kanë thënë NBC News se zyrtarët e inteligjencës të SHBA-së mendojnë se rusët mund ta kenë identifikuar gabimisht aeroplanin dhe e kanë rrëzuar atë.

Inteligjenca sugjeron se forcat ruse besonin se ishte një dron dhe angazhuan mbrojtjen e tyre ajrore. /Telegrafi/