Please enter at least 3 characters.

“Minions & Monsters” filmi më i shikuar në kinema - afro milionë euro në një ditë

Foto: YouTube

Filmi i animuar "Minions & Monsters" i studios Universal dhe Illumination ka marrë vendin e parë në 'box office' gjatë fundjavës së Ditës së Pavarësisë në ShBA, duke u bërë filmi më i shikuar.

Në ditën e premte, filmi ka arkëtuar rreth 14.7 milionë euro në 4.243 kinema në Amerikën e Veriut.

Parashikimet tregojnë se gjatë fundjavës mund të arrijë rreth 36.3 milionë euro vetëm në ShBA, ndërsa në tregjet ndërkombëtare pritet të shtojë edhe rreth 80 milionë euro të tjerë.

- YouTubewww.youtube.com

“Minions” vazhdon të jetë një nga më të suksesshmet në histori, me filma të mëparshëm si "Despicable Me 4", "Minions: The Rise of Gru" dhe "Minions", që kanë gjeneruar fitime globale që shkojnë nga qindra milionë deri në mbi 1 miliardë euro.

Në vendin e dytë është renditur filmi familjar "Toy Story 5", i cili në fundjavën e tretë të shfaqjes ka arkëtuar rreth 12 milionë euro në ditën e premte dhe pritet të arrijë rreth 29.4 milionë euro gjatë fundjavës.

Vendi i tretë i takoi filmit "Young Washington", i cili ka arkëtuar rreth 6.8 milionë euro dhe pritet të arrijë rreth 14.7 milionë euro deri në fund të fundjavës.

Në vendin e katërt është renditur filmi "Supergirl", i cili ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arkëtuar rreth 3.3 milionë euro, teksa pritet të arrijë rreth 8 milionë euro në fund të javës.

Ndërsa në vendin e pestë është filmi "Disclosure Day", i cili ka arkëtuar rreth 2 milionë euro dhe pritet të mbyllë fundjavën me rreth 5.1 milionë euro.

Pas katër javësh shfaqjeje, filmi pritet të arrijë rreth 95.7 milionë euro në tregun e Amerikës së Veriut. /Telegrafi/