Please enter at least 3 characters.

Mimoza Ahmeti ia quan burrin ‘ëndërr’, reagon Arbana Osmani

Foto: Instagram

Mimoza Ahmeti ka tërhequr vëmendje me një deklaratë gjatë një bisede në oborrin e Ferma VIP, ku ka folur hapur për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj.

Teksa bisedonte me fermerët e tjerë, Ahmeti pranoi se mendimi i saj për Arbanën kishte ndryshuar me kalimin e kohës.

“Kam pasur paragjykime, por ka filluar të më pëlqejë shumë. Shumë e mirë”, u shpreh ajo.

Foto: Instagram

Më pas, ndaloi edhe te Grishaj, për të cilin përdori fjalë mjaft pozitive.

“Edhe ai burri i vet jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë”, deklaroi poetja.

Momenti nuk kaloi pa u vënë re edhe jashtë fermës.

Eduart Grishaj e ripostoi videon në Instagramin e tij, duke etiketuar Arbanën dhe duke shkruar me humor: “E kapa prime-in dhe unë”.

Nga ana tjetër, as Arbana nuk e la pa komentuar situatën.

Moderatorja e rishpërndau videon me nota humori, duke shkruar: “Hahahha ondërr! Vdiqa”. /Telegrafi/

Foto: Instagram