Milot Rashica zhbllokon ndeshjen ndaj Zvicrës, goli i shtatë i tij me Kosovën
29/03/2022
Kosova ka arritur të shënojë në fillimin e pjesë së dytë ndaj Zvicrës.
Zhvillohej minuta e 52-të, kur një gabim i Zvicrës u shfrytëzua në mënyrën më të mirë.
Steven Zuber gaboi një pasim prapa dhe Zymer Bytyqi mori topin, pasoi te Milot Rashica i cili në tentimin e dytë shënoi për 1-0.
Ky ishte goli i shtatë i Milot Rashicës me fanellën e Kosovës.
Ndeshja është ndezur tani pasi që Zvicra nuk do të pajtohet më këtë rezultat. /Telegrafi/


