Milot Rashica me oferta nga Franca dhe Italia
Sulmuesi anësor i Kosovës, Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktasi këtë verë dhe të transferohet te një nga pesë kampionatet kryesore evropiane.
Rashica ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin turk, por largimi i tij mund të ndodh këtë verë, pasi në sezonin e fundit, ylli kosovar nuk ka qenë titullar fiks i ekipit.
Megjithatë, ofertat për 29-vjeçarin vushtrrias nuk mungojnë dhe ai mund të bëjë një transferim gjatë verës te një nga kampionatet më të mëdha evropiane.
Sipas gazetës turke Takvim, klube nga Franca dhe Italia po tregojnë interes për futbollistin kosovar, i cili është ende nën kontratë me Besiktasin.
E ardhmja e Rashicës me ekipin bardhezi pritet të sqarohet së shpejti, varësisht nga vendimi i trajnerit të ri.
Ndryshe, Rashica, i cili luajti 33 ndeshje me fanellën bardhezi këtë sezon, regjistroi dy gola dhe gjashtë asistime. /Telegrafi/


