Milot Rashica asiston në golin e fitores së Werderit ndaj Dusseldorf
18/01/2020
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica e ka nisur mirë sezonin pranveror në Bundesliga me skuadrën e Werder Bremenit.
Werder Bremen ka arritur të marrë një fitore të madhe 0-1 në udhëtim te Fortuna Dusseldorf në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të.
Njëri nga më meritorët për këtë fitore të mysafirëve padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Rashica arriti të asistojë tek goli i shënuar në minutën e 67-të.
Niklas Moisander shënoi pas asistimit të Rashicës. /Telegrafi/


