Please enter at least 3 characters.

Miley Cyrus shfaqet vetëm me të brendshme në videoklipin e ri, teksa kërcen pranë balerinëve pa bluzë

Miley Cyrus ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re “Bass Persuades”, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje provokuese.

Këngëtarja 33-vjeçare shfaqet në disa skena vetëm me të brendshme, ndërsa kërcen në një ambient të frymëzuar nga vitet e 80-ta.

Në video, Cyrus shfaqet fillimisht me një sytjena të zezë, pantallona me bel të lartë, kapelë dhe doreza, përpara se të heqë disa prej veshjeve dhe të shfaqet me pantallona të shkurtra, geta dhe taka transparente, shkruan DailyMail.

Në disa prej skenave, ajo kërcen pranë balerinëve pa bluzë, ndërsa më pas shfaqet me një xhaketë lëkure duke ecur nëpër rrugët e qytetit dhe duke udhëtuar me një makinë me çati të hapur.

“Bass Persuades” është kënga kryesore e albumit të saj të dhjetë në studio, i cili mban të njëjtin emër dhe pritet të publikohet më 18 shtator.

Përmes këngës, Miley sjell një atmosferë nostalgjike dhe u bën thirrje dëgjuesve të shkëputen nga telefonat dhe t’i rikthehen kërcimit e argëtimit. /Telegrafi/


- YouTubewww.youtube.com