Please enter at least 3 characters.

Miley Cyrus konfirmon ardhjen në Kosovë

2016/01/tjet-euml-r-lajm-i-rrejsh-euml-m-p-euml-r-vdekjen-e-miley-cyrus_hd.jpg

"Sunny Hill Festival" ka edhe një muaj deri sa të starton në parkun prishtinas të Gërmisë.

Tashmë po vazhdojnë të zbulohen emrat e artistëve që do të perfromojnë më 2, 3 dhe 4 gusht teksa pritet yje botërore.

Një ndër to është edhe këngëtarja Miley Cyrus, e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin më madhështor në Kosovë.

Edhe këngëtarja e ka konfirmuar përmes një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e lumtur.

"Ne do të shkojmë në Kosovë, me mbretëreshën e Kosovës, Dua Lipa", dëgjohet teksa pohon biondina përmes rrjeteve sociale.

Edhe zeshkania jonë ka thënë se "e kam gjetur një shoqe të dashur timen e cila ka një mesazh për Sunny Hill. Kosovë a jeni gati për Miley Cyrus”.

Ndryshe, kujtojmë se pjesë e festivalit do të jetë edhe DJ i famshëm britanik, Calvin Harris. /Telegrafi/