Please enter at least 3 characters.

Milanit i nevojiten të holla, do ta shesë Donnarumman

2019/06/Donnarumma-12.jpg
234:"FLORENCE, ITALY - MAY 11: Gianluigi Donnarumma of AC Milan in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on May 11, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani thuhet se ka vendosur të shesë Gianluigi Donnarumman, pavarësisht se portieri nuk kërkon të largohet.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Milani ka zgjedhur të fitojë në momentin kur Donnarumma ka edhe dy vjet në kontratën e tij dhe nuk do të nënshkruajë një tjetër.

Për më tepër, Rossonerët kanë nevojë për të balancuar librat financiar për të përmbushur obligimet e Fair Play Financiar.

Di Marzio shpjegon se negociatat tashmë janë duke u zhvilluar me Paris Saint-Germain, drejtori sportiv i të cilëve është Leonardo, ish-drejtues i Milanit.

Donnarumma pritet të jetë i larguari i madh i Milanit (Foto: Getty Images/Guluver)

Lenoardo thuhet se i ka thënë klubit të tij të vjetër se ai shpreson të bëjë portierin 20-vjeçar nënshkrimin e tij të parë.

Milani e vlerëson portierin italian 50 milionë euro dhe PSG tashmë ka ofruar 20 milionë euro plus shërbimet e Alphonse Areola.

Gjigantët francezë e konsiderojnë portierin e tyre në vlerën e 30 milionë eurove - që duket se është e tepruar në sytë e klubit nga San Siro.

Në anën tjetër, Donnarumma thuhet se nuk e ka kërkuar transferimin, por është i hapur për t'u bashkuar me kampionët e Ligue 1. /Telegrafi/