Milani pretendon tre lojtarë me kosto zero në afatin kalimtar veror
251:"VERONA, ITALY - SEPTEMBER 15:Zvonimir Boban and Paolo Maldini of AC Milan during the Serie A match between Hellas Verona and AC Milan at Stadio Marcantonio Bentegodi on September 15, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Luka Modric (Foto: Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
20/11/2019
Gjiganti i Serie A, AC Milan janë të interesuar për tre lojtarë që do të mbesin të lirë në verën e vitit 2020.Calciomercato.com shkruan që klubi kuqezi do të ndjek strategji me shpenzime të vogla, por me emra të mëdhenj.
Milan i do të vihet pas mbrojtësit të Paris Saint Germain, Layvin Kurzawa, mesfushorit të Manchester United, Nemanja Matic dhe yllit të Real Madridit, Luka Modric.
Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini e kanë fillaur punën me agjentët e lojtarëve.
Të tre janë në vitin e fundit të kontratës me klubet respektive. Problem janë paksa pagat e tyre të larta, por nëse vijnë me kosto zero, klubi mund të rrezikojë.
Modric fiton 11 milionë euro në sezon, ndërsa Matic ka pagë 7 milionë euro. /Telegrafi/


