Please enter at least 3 characters.

Milani mund të shitet te arabët?

2018/02/Milan1.jpg
264:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 22: The players of the AC Milan celebrate a victory at the end of the UEFA Europa League Round of 32 match between AC Milan and Ludogorets Razgrad at the San Siro on February 22, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se një grup investitorësh nga Dubai janë të interesuar që ta blejnë Milani, pas dyshimeve për financat e Yonghong Li.

Rossonerët u blen nga biznesmeni kinez në prill të vitit të shkuar, por duke marrë hua nga Elliot Management.

Nëse këto para nuk paguhen, ky fond mund të marrë përsipër klubin, kështu që Djajtë po kërkojnë të rifinancojë atë borxh me një huadhënës tjetër.

Gazzetta dello Sport raporton se ka interes nga Saeed Al-Falasi, që ta marrë përsipër klubin.

(Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Biznesmeni është pronar i grupit Ndërkombëtar Triangle dhe është pjesë e familjes Al Maktoum nga Dubai.

Ndërkohë, gazeta gjithashtu raporton se UEFA mund t'i japë Milanit një shtyrje në afatin e fundit për marrëveshjen me Fair Play Financiarin.

Rossonerët do të takohen me trupin drejtues të futbollit evropian më 20 prill, pasi marrëveshja e tyre është refuzuar.

(Photo by Studio Buzzi/AC Milan via Getty Images)

Nëse Li nuk ka arritur të rifinancojë borxhin, Milani mund të përjashtohet nga garat evropian.

UEFA nuk ka dëshirë të ndodh kjo, kështu që mund t’i japë një shtyrje afatit deri në fillim të qershorit. /Telegrafi/