Milani kalon tutje në Ligën e Evropës
25/02/2021
Milani ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Crvena Zvezdas me rezultat 1-1.
Kuqezinjtë kanë kaluar tutje fal barazimit në ndeshjen e parë që ishte mbyllur 2-2.
Ndeshja nisi mirë për Milanin që kaloi në epërsi në minutën e nëntë me Fanck Kessie nga penalltia (1-0).
Mysafirët barazuan në minutën e 24-të me El Fardou Ben (1-1).
Edhe pse kishte raste nga të dy skuadrat më nuk u shënuan gola.
Milani kalon tutje fal golave më shumë si mysafirë. /Telegrafi/


