Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas
02/09/2024
Sipas raportimeve në mediat në Itali, Milani do të vlerësojë pozicionin e trajnerit Paulo Fonseca pas ndeshjeve të mëdha kundër Liverpoolit dhe Interit. Kuqezinjtë kanë pasur një fillim katastrofik, duke arritur vetëm dy pikë nga tre ndeshje.Ata shënuan barazime 2-2 kundër Torinos dhe Lazios, ndërsa pësuan disfatë si mysafir ndaj Parmës.Tashmë ka pasur thirrje që klubi të shkarkojë Fonsecan, i cili u soll pasi trajnerë të ndryshëm u intervistuan për të zëvendësuar Stefano Piolin.


