Please enter at least 3 characters.

Milani fiton pas penaltive ndaj Lazios: Nota e Lojtarëve, Strakosha ndër më të mirët

2018/02/Thomas-Strakosha-Lazio.jpg
235:"ROME, ROMA - FEBRUARY 28: Thomas Strakosha of SS Lazio and Patrick Cutrone of AC Milan during the TIM Cup match between SS Lazio and AC Milan at Olimpico Stadium on February 28, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka fituar ndaj Lazios në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

E gjithë kjo ndodhi në saje të penaltive, ku milanistët takuan me rezultat 5-4, Gianluigi Donnarumma priti tre penalti ndërsa dy sosh portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Tashmë janë publikuar edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri është në radhët e skuadrës kuqezi.

Lucas Leiva gjatë një dueli me Patrick Cutronen (Foto: Getty Images)

Portieri Donnarumma është vlerësuar me notën më të lartë prej 8.4 ndërsa më i dobëti ishte Felipe i Lazios.

Theksojmë se portieri shqiptar pati një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me notën 7.9.

Ndryshe, Milani në finale do të takohet me Juventusin e cili eliminoi në gjysmëfinale Atalantën.

Finalja e madhe për ironi të fatit do të luhet në stadiumin olimpik të Romës, aty ku luan edhe Lazio më 9 maj. /Telegrafi/Lazio

Milan