Please enter at least 3 characters.

Milani fiton dramën e golave ndaj Spalit, por Atalanta kualifikohet në Ligën e Kampionëve

2019/05/GennaroGattusospal.jpg
221:"FERRARA, ITALY - MAY 26: Gennaro Gattuso head coach of AC Milan gestures during the Serie A match between Spal and AC Milan at Stadio Paolo Mazza on May 26, 2019 in Ferrara, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Me rezultat 3-2, Milani e ka fituar ndeshjen e fundit sezonale si mysafir i Spalit, mirëpo nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, pasi që Atalanta dhe Interi i kanë fituar ndeshjet e tyre dhe kanë mbyllur sezonin në zonën që dërgon në garën më të madhe evropiane për klube.

Hakan Calhanoglu (18') e hapi serinë e golave pas asistimit nga Franck Kessie, i cili pesë minuta më pas e dyfishoi epërsinë (23').

Francesco Vicari e ngushtoi rezultatin (28') dhe me epërsi minimale të Rossonerëve, skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, vendasit e barazuan rezultatin me golin e Mohamed Fares (53') duke e vënë në vështirësi skuadrën mysafire.

Megjithatë, në minutën e 66-të u akordua penallti në favor të Milanit dhe Franck Kessie ishte i saktë nga pika e bardhë për ta rikthyer epërsinë.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Në ndeshjen tjetër, të rëndësishme për zonën e Ligës së Kampionëve, Atalanta e ka mposhtur Sassuolon me rezultat 3-1.

Domenico Berardi shënoi i pari për mysafirët (19'), mirëpo vendasit përmbysën gjithçka në vazhdim me golat e Duvan Zapata (35'), Papu Gomez (53') dhe Mario Pasalic (65').

Falë kësaj fitoreje, Atalanta e ka siguruar vendin e tretë në tabelë dhe kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, Milani ka mbetur jashtë top-katërshes dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/