Please enter at least 3 characters.

Milani e do me çdo kusht transferimin e Milik, ofron para dhe një lojtar për Napolin

2020/03/GettyImages-1209933463.jpg
219:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 29: Arkadiusz Milik of SSC Napoli during the Serie A match between SSC Napoli and Torino FC at Stadio San Paolo on February 29, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Arkadiusz Milik është njëri nga sulmuesit më të kërkuar momentalisht në Evropë.

Sulmuesi polak ka bërë të qartë se do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe gara për të është e madhe.

Roma, Milan dhe Juventus janë tri skuadrat italiane që e duan lojtarin, i cili kërkohet edhe në Angli nga Tottenham Hotspur, Arsenal e Everton.

Interesim së fundmi për të ka shfaqur edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid, por duket se Milani është më afër tij.

Arkadiusz Milik (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët janë duke përgatitur një ofertë shkëmbimi për lojtarin.

Milik vlerësohet 40 milionë euro nga Napoli, por kuqezinjtë duan ta përfshijnë mesfushorin Franck Kessie në marrëveshje.

Franck Kessie . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë vlerësohet 35 milionë euro, por Rossonerët janë gati të shtojnë pesë milionë të tjera për ta kompletuar transferimin e Milik.

Ky shkëmbim mund të ndodh shumë lehtë, pasi Kessie është njëri nga lojtarët më të pëlqyer të trajnerit të Napolit, Gennaro Gattuso. /Telegrafi/