Milani dhe Roma ndajnë pikët në ‘San Siro’
29/12/2024
Milani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Romës në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian. Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi mysafirëve të cilët në minutën e 11-të goditën shtyllën me Artem Dobvyk.Në minutën e 16-të pas një aksioni mirë të ndërtuar, Milani kaloi në avantazh prej 1-0 falë Tijjani Reijnders i cili shënoi pas asistimit të Youssouf Fofanas.Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i Romës të cilët barazuan gjithçka në minutën e 23-të me një gol të bukur të Paulo Dybalas.Pas protestave të ashpra në drejtim të gjyqtarit, trajneri i Milanit, Paulo Fonseca u përjashtua në minutën e 43-të nga loja.
Standings provided by Sofascore


