Please enter at least 3 characters.

Milan vëzhgon për së afërmi Sturridgen dhe Origin

2018/12/f45fb8f2e410e77b2e44c7e82d3d66e9.jpg

Milan po ka nisur të mendojë për përforcimet e reja që do t'i bëjë në afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja italiane, Corriere dello Sport shkruan sot se kuqezinjtë janë të interesuar për shërbimet e suedezit, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i LA Galaxy ka konfirmuar se janë në bisedime, megjithatë, Rossonerët janë në dyshim nëse futbollisti është i gatshëm fizikisht.

Në vend të kësaj, menaxhmenti i Milanit tani është gati të kthej sytë kah futbollistët e Liverpoolit.

Divock Origi dhe Daniel Sturridge janë dy prej lojtarëve që gjiganti italian është duk i vëzhguar për së afërmi tash e disa javë.

Milan kërkon që ta huazojë një prej dy lojtarëve të lartcekur me mundësi të blerjes në fund të sezonit.

Ndryshe, Milan aktualisht zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Seri A. /Telegrafi/