Please enter at least 3 characters.

Milan arrin marrëveshje me Lille për transferimin e Sanches, por dështon ta bëjë një gjë të tillë me lojtarin

2022/01/fbl-eur-c1-wolfsburg-lille-1.jpg
267:"Lille's Portuguese midfielder Renato Sanches gestures during the UEFA Champions League group G football match VfL Wolfsburg v Lille LOSC in Wolfsburg, northern Germany on December 8, 2021. (Photo by Ronny Hartmann / AFP) (Photo by RONNY HARTMANN/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Renato Sanches ishte në rrugë të mirë për tu transferuar te Milani, por si duket kjo gjë nuk do të ndodhë së paku në janar.

Mesfushori portugez ishte objektivi kryesor i Rossonerëve për mesfushën, madje ata gjetën marrëveshje edhe me Lille.

Calciomercato raportoi se Milan e Lille kishin arritur marrëveshje që Sanches t’iu bashkohet kuqezinjve për 25 milionë euro plus pesë milionë euro të tjera bonuse.

24-vjeçari në fund nuk ka pranuar transferimin te Milani, pasi nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për kontratën e tij.

Mbetet të shihet nëse Rossonerët do të bëjnë një tjetër përpjekje gjatë ditës së sotme për të nënshkruar me portugezin.

Në garë për mesfushorin qendror vazhdojnë të mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Roma, Barcelona e Arsenal.

Sanches këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje me Lille në të gjitha garat ku ka shënuar një gol e ka asistuar në tre të tjerë./Telegrafi/