Please enter at least 3 characters.

Mijëra fenerë ndriçojnë lumin, spektakël magjik në Maryland

Gjatë eventit, pjesëmarrësit u mblodhën buzë lumit Potomac për të dekoruar fenerët e tyre me mesazhe personale, dëshira, kujtime dhe vizatime, përpara se t’i lëshonin në ujë në mbrëmje.

Me rënien e errësirës, mijëra fenerë të ndriçuar nisën të lundronin mbi sipërfaqen e Potomacut, duke krijuar një pamje të veçantë dhe duke e kthyer bregun në një det dritash.

Sipas kalendarit zyrtar të National Harbor, aktiviteti u zhvillua në dy ditë radhazi, më 8 dhe 9 gusht, në zonën SouthPointe.

Fotot nga eventi tregojnë lumin të mbuluar nga qindra e mijëra pika drite, ndërsa njerëzit qëndrojnë përgjatë bregut duke ndjekur fenerët teksa largohen ngadalë mbi ujë.