Please enter at least 3 characters.

Mihrija sjell atmosferën e yjeve në dasmën e djalit të Shyhretes (Video)

2016/10/MihrijeLoreta.jpg

Pjesëmarrja e të famshmëve në dasmën e djalit të Shyhrete Behlulit, ka bërë që interesimi i publikut të jetë akoma më i madh për atmosferën që është krijuar atje.

Mihrije Braha ka qenë një prej shumë yjeve që e kanë nderuar këngëtaren e madhe dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj një pjesë të atmosferës.

Krahas saj në fokusin e kamerës janë Sevdai Radogoshi (Qumili), Edona Llaloshi, Rasim Thaçi (Cima) e të tjerë.

“Pak momente të bukura nga atmosfera në dasmën e djalit të së madhes Shyhrete Behluli... Aty ku ne jemi e bëjmë vërtet shyhret, jo vetëm te Shyhreti”, shkruan Mihrija pranë videos. /Telegrafi/