")
Please enter at least 3 characters.

Miftari: Lojtarët janë në formë të mirë për Craiovan

2016/01/miftari-lojtar-euml-t-jan-euml-n-euml-form-euml-t-euml-mir-euml-p-euml-r-craiovan_hd.jpg

“Ndeshja përballë Craiovas është ndeshja më e rëndësishme e stinorit, pasi jemi në prag të kualifikimit në gjysmëfinale. Nuk jemi aspak komod edhe pse kemi fituar ndeshjen e parë. Lojtarët janë në formë të mirë dhe shpresoj se do të ja dalim”, tha Miftari sot në konferencë për shtyp.

Ai konfirmoi se do të ketë risi për këtë sfidë. “Do të këtë risi në këtë ndeshje për të gjithë ata të cilët do të jenë në palestër, pasi do të ketë lojëra shpërblyese të cila i ofrojnë sponsorët tanë për këtë takim”, shtoi ish-basketbollisti i Prishtinës.

Krejt në fund ai kishte edhe një apel për tifozët nga kryeqyteti ‘Plisat’. “Shfrytëzoj këtë rast që të ftoj lojtarin tonë të gjashtë ‘Plisat’ që të jenë në numër sa më të madh në këtë takim pasi kemi nevojë për përkrahjen e tyre për këtë ndeshje”, përfundoi Miftari. /Telegrafi/