Please enter at least 3 characters.

Michael Phelps humbi garën ndaj peshkaqenit të bardhë (Video)

2017/07/phelps-fk-e1500877512928.jpg
265:"credit: discovery channel may/june 2017 michael phelps photos for 7.31 Picks Shark Week Jackie_Lamaj@discovery.com phelps in south africa--Phelps2.jpg: "Michael Phelps and the crew watch a shark approach the cage, which Michael is about to enter. in south africa"

Michael Phelps ka garuar kundër peshkaqenit, mirëpo gara ishte ndaj versioneve virtuale të peshkaqenëve, duke u bazuar në shkallën e tyre të notit në gara të ndara.

Kur fansat e notarit dëgjuan se ai do të garonte ndaj një peshkaqeni dhe e gjitha do të transmetohej në televizion, ishin të entuziazmuar, mirëpo rezultati nuk ishte ai që ata kishin pritur.

Shumëkush mendoi se fituesi i 28 Medaljeve Olimpike do të hynte në një kafaz noti dhe do të garonte me peshkaqenë të vërtetë, ndërsa ajo që ndodhi i ka zhgënjyer shumë.

Sido që të jetë, notari i pensionuar ishte përgatitur mirë për garën me anë të një ‘monofini’ dhe veshjeve speciale të notit dhe dha maksimumin.

Në garën prej 50 metrash, ai doli fitues ndaj një peshkaqeni ‘gome’ njohur me emrin Carcharhinus melanopterus, ndërsa humbi kundrejt peshkaqenit ‘kokëçekani’.

Në garën kryesore kundër peshkaqenit të bardhë, Phelps humbi duke mbetur prapa për dy sekonda. /Telegrafi/