Michael Jackson bëhet mysliman
21/11/2008
Këngëtari 50-vjeçar është fotografuar me një veshje tipike myslimane, ndërsa ka marrë pjesë në një ceremoni në shtëpinë e një miku të tij në Los Angeles, shkruan “The Sun”.
Michaelit në fillim i është dhënë emri Mustafa, por ai e ka refuzuar dhe ka vendosur për Mikaeel.
Ndikim më të madh mendohet se ka pasur nga vëllai i tij, Jermaine, i cili tashmë një kohë të gjatë jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Kam ardhur nga Meka dhe i kam sjellë Michaelit shumë libra mbi islamin, ndërsa pasi që i ka lexuar është interesuar. I kam shpjeguar se islami është një besim i paqes dhe madhështor”, ka deklaruar vëllai i tij.


