Please enter at least 3 characters.

Michael Buble mori në skenë djalin e tij, në koncertin që e riktheu para publikut

2018/07/MichaelBuble-e1531593817945.jpg
304:"LAS VEGAS, NV - APRIL 28: Michael Buble performs during the 22nd annual Keep Memory Alive 'Power of Love Gala' benefit for the Cleveland Clinic Lou Ruvo Center for Brain Health at MGM Grand Garden Arena on April 28, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Isaac Brekken/Getty Images for Keep Memory Alive)
34:"Getty Images for Keep Memory Alive

Michael Buble është kthyer aty ku e ka vendin - në skenë. Këngëtari ka pauzuar për dy vite, në mënyrë që të ishte pranë familjes.

Djali i tij, Noah, ishte diagnostikuar me kancer dhe ai ishte detyruar të tërhiqej nga muzika për t'iu përkushtuar shërimit të tij.

Ndërkaq, ai tashmë është kthyer në skenë duke performuar për herë të parë në Hyde Park të Londrës.

Buble e ka hapur koncertin me një fjalim prekës duke treguar se kishte frikë se janë zbehur paksa aftësitë e tij.

Përkundër shiut dhe motit të keq, fansat e tij anglezë kishin qëndruar për performancën e këngëtarit kanadez.

Dhe një tjetër moment akoma më emocionues ishte kur e mori në skenë djalin e tij.

"Kam shumë falënderim në zemrën time nga unë, familja ime, për dashurinë tuaj, lutjet tuaja, mbështetjen tuaj", është shprehur Michael. /Telegrafi/