Please enter at least 3 characters.

MF: Paga minimale do të jepet në pajtim me ligjet e RM

2016/01/opozita-propozim-p-euml-r-rrog-euml-minimale-perj-11-mij-euml-denar-euml-sh_hd.jpg

Ministria e financave sot njoftoi se pagesa e pagës minimale në sektorin publik kryhet në pajtim me vendimet ligjore dhe kërkesat e parashtruara nga përdoruesit e buxhetit.

"Për informim të saktë të opinionit, Ministria e financave thekson se lidhur me pagesën e pagës minimale në sektorin publik do t'i respektojë ligjet dhe rregullat. Në një pjesë të institucioneve tashmë janë transferuar mjete për pagën minimale dhe ato të njejtën e paguajnë në pajtim me atë që parashikohet në ligj", thuhet në kumtesën e Ministrisë së financave.

Në pajtim me ndryshimet ligjore nga ky muaj filloi pagesa e pagës minimale me vlerë prej 12.000 denarë./Telegrafi/