Please enter at least 3 characters.

Meta po vendos masa të reja për të mbrojtur adoleshentët nga bisedat e papërshtatshme me chatbot-et e saj AI

Meta po vendos masa të reja për të mbrojtur adoleshentët nga bisedat e papërshtatshme me chatbot-et e saj AI.

Kështu, prindërit do të mund të bllokojnë fëmijët e tyre nga ndërveprimet me këto chatbot-e ose të ndalojnë karaktere të caktuara.

Ata gjithashtu do të marrin informacion mbi temat që fëmijët po diskutojnë, duke lehtësuar bisedat e “vëmendshme” rreth përdorimit të AI.

Ndryshimet do të nisën vitin e ardhshëm fillimisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi.

Për përdoruesit nën 18 vjeç, chatbot-et do të flasin vetëm për tema të përshtatshme si edukimi dhe sporti, ndërsa do të ndalohet diskutimi për romancë ose përmbajtje të papërshtatshme.

Ky hap vjen pas raportimeve që disa chatbot-e kishin biseda të papërshtatshme me adoleshentët. /Telegrafi/