Messi refuzoi të fliste me shokun e skuadrës për tre muaj pas një incidenti në fushë
18/07/2025
Lionel Messi nuk ka folur me një prej bashkëlojtarëve të tij për tre muaj, pas një incidenti në fushë. Gjatë karrierës së tij të lavdishme me Barcelonën, PSG-në, Inter Miamin dhe Argjentinën, Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm, përfshirë Kupën e Botës dhe dy herë Copa American. Një nga bashkëlojtarët e tij të përhershëm në Argjentinë dhe PSG ka qenë Leandro Paredes.Sot, marrëdhënia e tyre është normale, por në një intervistë për Infobae, Paredes zbuloi se Messi nuk i ka folur për rreth tre muaj, pasi kishte keqkuptuar një situatë gjatë një ndeshjeje.
Paredes thotë se kishte drejtuar një fyerje ndaj një lojtari kundërshtar, por Messi e dëgjoi dhe mendoi se ishte drejtuar ndaj tij.


