Messi ndez atmosferën në Camp Nou (Video)
19/10/2016
Barcelona ka kaluar në epërsi kundër Manchester Cityt në Camp Nou.
Pas një aksioni të organizuar nga vendasit, faza defensive e mysafirëve dështoi dhe ata pranuan gol.
Lionel Messi ishte njeriu që shfrytëzoi rrëshqitjen e një futbollisti të Cityt dhe e kaloi portierin për të shënuar (17’).
Nikoqirët janë duke e dominuar sfidën në këtë pjesë të parë. /Telegrafi/


