Please enter at least 3 characters.

Messi lojtari i vitit!

2016/01/f.1221233119553_m.jpg

Argjentinasi ka arritur të mposhtë konkurrencën e yjeve të futbollit evropian dhe botëror, siç janë bashkëlojtarët e tij Andreas Iniesta dhe Xavi, si dhe tashmë fituesit e këtij trofeu, yjet e Real Madridit, Ricardo Kaka dhe Cristiano Ronaldo.

Ky ishte sezoni më i suksesshëm i Barcelonës, skuadër e cila të shtunën fitoi edhe trofeun e Kupës së Botës për Klube, ndërsa 22-vjeçari ishte lojtari kyç i katalunasve në arritjen e të gjitha trofeve gjatë vitit që po shkon. /Telegrafi/