Please enter at least 3 characters.

Messi: La Liga është bërë më e ndërlikuar

2019/12/Messi-vs-Mallorca-2-e1576139485519.jpg
219:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 07: Lionel Messi of FC Barcelona reacts during the Liga match between FC Barcelona and RCD Mallorca at Camp Nou on December 07, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi beson se hendeku midis Barcelonës, Real Madridit dhe pjesës tjetër të La Ligas është mbyllur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit duke e bërë ligën shumë më të komplikuar.

Barcelona dhe Real Madridi drejtojnë kampionatin me nga 34 pikë, me katalunasit që kryesojnë shkaku i goldallimit, ndërsa Sevilla gjendet e treta me tre pikë mbrapa.

Sidoqoftë, vetëm tre pikë e ndanë Real Sociedadin e vendit të katërt me 27 pikë dhe Granadan në të nëntin.

Barcelona ka humbur tre dhe ka barazuar një nga 15 ndeshjet e tyre këtë sezon, ndërsa Reali ka barazuar katër ndeshje dhe ka humbur një.

Messi mendon se këto rezultate të përziera tregojnë se forca e skuadrave në të gjithë ligën është përmirësuar dhe hendeku është mbyllur.

"Gjithçka po bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë", ka thënë fillimisht sulmuesi i Argjentinës në një ngjarje të Adidasit të mërkurën.

"Ka disa vite dhe ne vërejmë se ka më shumë barazi, çdo skuadër mposht çdo ekip tjetër, gjë që është gjithnjë e më e vështirë për të luajtur si ekipi mysafir".

"Skuadrat janë bërë më të forta në shtëpi sepse e dinë që për të arritur qëllimet e tyre duhet të bëjnë mirë në shtëpi".

"Kjo e bën gjithçka më të barabartë dhe më të ndërlikuar ligën", përfundoi Messi. /Telegrafi/