Please enter at least 3 characters.

Messi: Jemi të zhgënjyer me barazimin, do të ishte çmenduri nëse nuk e kalojmë grupin

2019/06/Messi-vs-Paraguay-1.jpg
248:"BELO HORIZONTE, BRAZIL - JUNE 19: Lionel Messi of Argentina reacts during the Copa America Brazil 2019 group B match between Argentina and Paraguay at Mineirao Stadium on June 19, 2019 in Belo Horizonte, Brazil. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Paraguait duke thënë se është i bindur se do të ishte 'çmenduri' për Argjentinën nëse do të eliminohej nga grupi në Copa America.

Argjentina ka vetëm një pikë të vetme pas dy ndeshje në Grupin B dhe aktualisht qëndrojnë në fund të grupit pas Kolumbisë, Paraguait dhe Katarit.

Kjo situatë sipas Messit është zhgënjyese për secilin lojtar, por nuk beson se ekipi i tij do të eliminohet nga grupi pasi do të ishte çmenduri.

"Sinqerisht, është paksa zhgënjyese që jemi në gjendje të marrim fitoren që ne kemi nevojë për të ndërmarrë hapin tjetër", ka thënë fillimisht Messi për ESPN.

Messi duke u përshëndetur me kapitenin e Paraguait (Foto: Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

"Ne e dinim se kjo do të ishte ndeshje e vështirë. Jemi ende në kërkim të grupit më të mirë, për performancën më të mirë, për të vazhduar të rritemi".

'Skuadra është lënduar nga kjo situatë, sepse nuk mund të arrijmë të fitojmë ndeshje dhe e dinim se sot ishte çelësi për ne".

Messi i zhgënjyer pas barazimit (Foto: Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

"E dimë se duhet të fitojmë ndeshjen e ardhshme për të avancuar".

"Do të ishte çmenduri nëse nuk mund të kalojmë grupin, kur në thelb tre skuadra kalojnë nga secili grup. Nuk kam asnjë dyshim se ne do ta bëjmë atë", përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/