Please enter at least 3 characters.

Messi i goditi me shumë deklarata – kryetari dhe bordi i Barcelonës në heshtje

2020/09/15993020924583.jpg
386:"GRAFCAT2540. BARCELONA, 10/03/2020.- El presidente del FC Barcelona, Josep Maria Bartomeu, a su llegada al Foro Barcelona Capital, donde ha restado importancia a las últimas pañoladas de una parte del Camp Nou pidiendo su dimisión, al recordar que él también protestó contra la junta directiva que dirigía la entidad cuando ejercía su condición de socio. EFE/Alejandro García.

Asnjë anëtari i bordit të Barcelonës nuk iu është përgjigjur publikisht deklaratave të bëra nga Lionel Messi të premten.

Argjentinasi njoftoi se ai do të qëndrojë në Barcelonë deri në sezonin e ardhshëm dhe reagimi i vetëm i klubit ishte të publikonte një citim nga intervista në rrjetet sociale, pjesë ku ai shprehu dashurinë e tij për klubin.

Ky ka qenë reagimi i vetëm i klubit.

Disa nga deklaratat e Messit të dhënë për “Goal.com” ishin të ashpra, duke goditur më së shumti bordin.

Presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu nuk ka folur në publik që nga intervista, pasi hera e fundit kur ishte i pranishëm, ndodhi në konferencën lamtumirëse të Ivan Rakitic.

Me fjalët e Messit u ndan të kënaqur opozita e klubit, që po vazhdojnë të mbledhin nënshkrime për të kryer një mocion mosbesimi dhe që po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ata janë të vetëdijshëm që imazhi i Bartomeu është dëmtuar shumë nga saga me Messin dhe janë të gatshëm të përfitojnë prej saj. /Telegrafi/