Please enter at least 3 characters.

Messi: E turpshme që humbëm nga gabimet fëmijërore

2020/01/LionelAtletico.jpg
289:"JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 09: Lionel Messi is grabbed by a fan at full time during the Supercopa de Espana Semi-Final match between FC Barcelona and Club Atletico de Madrid at King Abdullah Sports City on January 09, 2020 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi ka shprehur keqardhje për, si i ka quajtur, “gabimet fëmijërore” të Barcelonës në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

Në formatin e ri të kësaj gare të zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite, Blaugranët u eliminuan nga klubi kryeqytetas në duelin, në të cilin pati shumë polemika dhe u shënuan pesë gola.

“Është e turpshme, bëmë lojë të shkëlqyer, pas një kohe të gjatë u ndiem sërish mirë, e kishim kontrollin, dominuan dhe sulmuam gjatë gjithë kohës”.

“E lëshuam nga dora për shkak të gabimeve të caktuara kur Atletico ndihej i humbur, për më pak se 10 minuta e rikthyen lojën, të cilën ne është dashur ta mbyllnim me kohë”.

“Dhemb sepse është një titull dhe ne donim të ishim në finale dhe të fitonim... Kemi bërë një hap përpara, përkundër humbjes, por jemi të vetëdijshëm se nuk i kemi bërë gjërat ashtu si duam, nuk duam t’i bëjmë këto gabime fëmijërore”, u ka thënë Messi gazetarëve në Jeddah.

Në finalen e të dielës në Superkupën e Spanjës, Atletico do të përballet me rivalin lokal, Real Madridi. /Telegrafi/