Please enter at least 3 characters.

Mësohet arsyeja e shtrirjes në spital të Luke Perryt, aktori ka pësuar goditje në tru

2019/03/LukePerryfk-e1551564065549.jpg
302:"BEVERLY HILLS, CA - JULY 30: Executive producer/actor Luke Perry speaks onstage during the 'Welcome Home' panel discussion at the UP Entertainment portion of the 2015 Summer TCA Tour at The Beverly Hilton Hotel on July 30, 2015 in Beverly Hills, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
12:"Getty Images

Luke Perry ditë më parë është shtrirë në spital, ndërsa është mësuar se arsyeja e hospitalizimit ka qenë një goditje në tru që ka pësuar aktori.

Edhe pse një anëtar i familjes së tij kishte thënë se 52-vjeçari ndodhet në koma, zëdhënësi i tij ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, porse atij i janë dhënë qetësues.

Siç transmeton TMZ, goditja në tru ka qenë "e madhe", ndërsa kur shërbimet emergjente kishin arritur në shtëpinë e tij, ai ka qenë i vetëdijshëm, por në ndërkohë gjendja i është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Yje të shumta hollivudiane, miq dhe ish-bashkaktorë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Perryn duke uruar që ai të shërohet sa më shpejtë.

Goditja në tru (insulti cerebral) është një urgjencë mjekësore. Goditja në tru ndodh kur ndalon qarkullimi i gjakut në tru. Brenda pak minutash, qelizat trunore nisin të vdesin. Janë dy lloje goditjesh në tru.

Më e shpeshta quhet iskemia trunore kur ndodh bllokimi i një ene të gjakut për shkak të mbylljes nga ndonjë tromb dhe kështu pamundësohet qarkullimi i gjakut në tru.

Ndërsa lloji tjetër quhet goditja hemorragjike që shkaktohet kur një enë e gjakut dëmtohet dhe gjaku rrjedh brenda trurit.

'Mini-goditjet në tru' ose sulmet kalimtare iskemike (TIA) ndodhin kur furnizimi me gjak në tru është i ndërprerë përkohësisht.

Në ndërkohë, për koincidencë, sëmundja e tij ka ndodhur në ditën kur Fox kishte njoftuar se do të nisin xhirimet për ribërjen e hit serialit të viteve të nëntëdhjeta, "Beverly Hills, 90210".

Ishte pikërisht ky serial, i cili e bëri të famshëm Perryn në rolin e Dylan McKay, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e serialit "Riverdale" (që nga viti 2017).

Në ndërkohë, bashkaktorët e dikurshëm - Jennie Garth, Ian Ziering, Jason Priestly, Brian Austin Green, Tori Spelling e Gabrielle Carteris - do të jenë pjesë e ribërjes së Beverly Hills, 90210", ndërsa Luke Perry akoma nuk ka nënshkruar për t'iu bashkuar projektit. /Telegrafi/