Please enter at least 3 characters.

Merkel për vizitë në Maqedoni në 27-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë

2018/07/merkel.jpg
326:"BERLIN, GERMANY - JULY 05: German Chancellor Angela Merkel and Hungarian Prime Minister Viktor Orban (not pictured) speak to the media following talks at the Chancellery on July 5, 2018 in Berlin, Germany. Germany recently reached a compromise within its government over migration policy. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot qëndron për vizitë në Maqedoni pikërisht kur shënohet 27-vjetori i pavarësisë. Kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni dhe qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumin e ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator, kur qytetarët duhet të deklarohen lidhur me marrëveshjen e Prespës dhe integrimin në NATO dhe BE.

Merkel kryeson delegacionin qeveritar gjerman për vizitë zyrtare në vend i cili sot do të ketë pritje solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Pas takimit të përbashkët, Kryeministri Zoran Zaev dhe Kancelarja gjermane do të kenë konferencë për shtyp të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Koordinimi i vizitës së Merkel me festën shtetërore të Maqedonisë 8 shtator, vet flet për simbolikën", deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Bosnjakovski.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert paralajmëroi se Merkel vjen në Shkup prej së afërmi të fitojë përshtypjen për referendumin e ardhshëm.

Ai shtoi se në fokus të takimit të dy kryeministrave do të jenë "ngjarjet rajonale dhe temat bilaterale" dhe se Merkel "gjithsesi dëshiron vetë në vendngjarje të formojë përshtypjen në vigjilje të referendumit për çështjen e emrit të vendit, që do të mbahet në fund të shtatorit"./Telegrafi/