Please enter at least 3 characters.

​Merkel kërkon sistem paralajmërimi nëse rastet me coronavirus fillojnë të rriten përsëri

2020/04/1-364.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha sot se është i nevojshëm një sistem paralajmërimi në rast se numri i rasteve me coronavirus rritet përsëri.

Merkel, pas takimit me kryeministrat e landeve gjermane, tha se ishte në interes të qytetarëve që të kishte një strategji për të gjithë Gjermaninë.

"Qëllimi është të ngadalësojmë përhapjen e virusit, dhe javët e fundit ne kemi arritur shumë. Ne duhet të punojmë më tej për të zvogëluar numrin e infeksioneve", tha Merkel. /kp/Telegrafi/