Please enter at least 3 characters.

Meriton Korenica shënon gol për Clujin në Ligën e Konferencës

Sulmuesi Meriton Korenica ka shënuar një gol nga afërsia në raundin kualifikues të Ligës së Konferencës.

CFR Cluj është në epërsi të dyfishte ndaj skuadrës së Armenisë, Alashkert, me golin e dytë që e ka realizuar ylli i Kosovës.

Pas një asistimi të Drazic, i cili në fakt tentoi të shënonte një parabolë, Korenica u gjend në vendin e duhur dhe realizoi në portën e zbrazur (45’).

Për ta parë golin: VIDEO./Telegrafi/