Please enter at least 3 characters.

Mërgim Vojvoda asiston në fitoren e Torinos

2022/01/Screenshot_7-3.jpg

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Vojvoda, ka asistuar në njërin nga golat e Torinos në fitoren ndaj Sampdorias me rezultat 2-1.

Ishin Sampdoria që kaluan të parët në epërsi golin e Francesco Caputos në minutën e 18-të.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 27-të, kur Vojvoda pas disa driblimeve asistoi te Wilfred Singo që shënoi me kokë për 1-1.

Ky ishte asistimi i tij i tretë këtë sezon në Serie A.

Goli i fitores për Torinon erdhi në minutën e 67-të, kur Dennis Praet shënoi për 2-1.

Në bankë gjatë gjithë ndeshjes ishte Etrit Berisha./Telegrafi/