Please enter at least 3 characters.

Mënyra se si mund të votohet Eugent Bushpepa sonte në finalen e "Eurovision 2018"

2018/05/GettyImages-957396732-1.jpg
253:"LISBON, PORTUGAL - MAY 11: Singer Eugent Bushpepa representing Albania performs during the second Grand Final Dress Rehearsal of Eurovision Song Contest 2018 in Altice Arena, on May 11, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)
12:"Getty Images

Sonte (e shtunë) mbahet nata finale e "Eurovision 2018".

Plot 26 artistë nga shtete të ndryshme do të ngjiten në skenën e "Altice Arena", në Lisbonë të Portugalisë.

Në mesin e 26 konkurrentëve, tre prej tyre janë shqiptarë: Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë me këngën "Mall", Eleni Foureira që përfaqëson Qipron me këngën "Fuego", dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë me këngën "Non mi avete fatto niente".

Këngëtari Eugent Bushpepa do të ngjitet në skenë i dymbëdhjeti me radhë.

Shqiptarët nga diaspora dhe të gjitha shtete e Evropës që marrinë pjesë në "Eurovision", mund ta votojnë atë duke dërguar kodin "12", në numrin përkatës të secilit shtet.

Në fotografinë si më poshtë mund të shihni fotografinë me numrat përkatës të secilit shtet, dhe mënyrën se si ta votoni Eugentin.

Performanca e tij është vlerësuar lartë edhe nga kritikët e muzikës, me çka ka arritur të sigurojë edhe shumë pikë nga juria, të cilët ashtu si publiku kanë 50 për qind të peshës së rezultatit final. /Telegrafi/